Tematike
Sekretarja shpenzoi një milion franga të bankës ku punonte, jetonte në luks deri 2010
D.R. ka gjetur mundësinë për të shpenzuar për sende personale mbi një milion franga. Tashmë ajo është zbuluar dhe ndodhet përpara Gjykatës, shkruan blick.ch.
Një jetë luksoze me veshmbathje të firmave prestigjioze dhe çmime marramendësi: 433’000 franga për një hotel në Ascona, 140’000 franga për stoli dhe zinxhirë floriri. Kjo është jeta e një sekretareshe në një bankë të madhe zvicerabe, përcjell albinfo.ch. Ajo me vite ka jetuar jetën luksoze me kartën e kompanisë. Në 2003 ajo “grabiti” qindra franga, megjithatë ajo deshte më tepër: në 2009 përmes kartës ajo si asistente keqpërdori 321’000 franga.
Pjesë e jetës luksoze për sekretaren ishte edhe vizita e restoranteve të shtrenjta, udhëtimet drejt Mallorca dhe Sylt dhe vizitave të SPA. Ajo ka kryer 862 pagesa përmes kartës, të cilat kalojnë shumën e një milion frangave.
Bëhet fjalë për 54 vjeçaren me inicialet D.R. e cila ka dalë përpara Gjykatës prej 2015. Prokuroria kërkoi tre vjet heqje lirie, kurse në fund të tetorit D.R. duhet të dalë përpara Gjykatës Rajonale të Cyrihut.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë” Siç e dini, “Kikiriki-shqip me fëmijë” është emision gjithëpërfshirës në gjuhën amtarë, ku fëmijët shqiptarë nga...
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicër është rritur Në fund të marsit, në Zvicër ishin rreth 400,000 mbajtës të lejeve G të punësuar –...
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?