Lajme
SVP/UDC, referendum kundër lëvizjes së lirë me Kroacinë
Kryetari i SVP/UDC-së, Toni Brunner do të angazhohet që Zvicra të mos e zgjerojë edhe në raport me Kroacinë marrëveshjen që e ka me shtetet tjera të BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve
SVP/UDC është kundër qëndrimit të Këshillit Federal (qeverisë) për zgjerimin e lëvizjes së lirë edhe në Ballkan, gjegjësisht synimin për nënshkrimin e marrëveshjes me Kroacinë. Në rast se qeveria megjithatë e nënshkruan këtë marrëveshje, kryetari i SVP-së, Toni Brunner ka paralajmëruar referendum për të kundërshtuar atë.
Brunner mendon se migrimi i qytetarëve të BE-së në Zvicër nuk bën të rritet edhe më tutje. Për këtë arsye ai do të angazhohet që Zvicra të mos e zgjerojë edhe në raport me Kroacinë marrëveshjen që e ka me shtetet tjera të BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve.
“Nga këndvështrimi im, një referendum për këtë çështje do të ishte legjitim”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën e të dielës, “Ostschweiz am Sonntag”.
Brunner më tutje ka folur edhe për zgjedhjen e qeverisë së vendit me votën e drejtpërdrejtë të popullit.
“Nëse duam që Këshilli Federal të ketë ndikim më të fuqishëm në politikën e migracionit, na duhet që të kemi një Këshill Federal të zgjedhur nga populli. Me këtë do të arrinim që përmes një ndryshimi të vogël, duke e bartur kompetencën zgjedhore nga parlamenti te populli, të shpërfaqim besimin që kemi në popullin tonë”, është shprehur kryetari i SVP/UDC-së.
Me këtë deklarim ai e ka hapur praktikisht fushatën për iniciativën e SVP-së për zgjedhjen e qeverisë nga populli. Kjo iniciativë do të hidhet në votim më 9 qershor.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













