Lajme
Manipulimi me stentat e zemrës
Ekspertë mjekësor thonë se pacientet kosovarë po manipulohen me vendosjen se stentave në zemër. Stendat po i vendosen pa pasur fare nevojë, vetëm për përfitime personale
Një grup i caktuar i mjekëve vendorë, por edhe të huaj që veprojnë në Kosovë, për përfitime personale, u kanë vendosur stenta pacientëve pa ekzaminime të duhura mjekësore. Kështu ka deklaruar njëri nga kardiologët më në zë në Kosovë, Tefik Bektashi.
Sipas Bekteshit, ka shumë pacientë të cilët janë për stentizim e që nuk kanë pasur asnjë element të sëmundjes koronare. Ai tha se kjo dukuri është shumë shprehur në klinika private
“Mjerisht shumë shpesh ka ndodhur që pa e pasur asnjë element minimal të sëmundjes koronare, nuk mund të gjeni, e është bërë presion në pacientin dhe në familjarë që të shkohet medoemos me stenografi, e çka është diçka absurde pa e bërë asnjë ekzaminim, e pa e vërtetuar, pa pasur diçka në dorën objektive”, tha ai.
Mbrapa kësaj dukurie, sipas tij, po qëndron një rrjet i organizuar i mjekëve për t’u pasuruar më shumë, në dëm të popullatës.
Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me këtë çështje. Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Nijazi Gashi nuk e pohon e as mohon një gjë të tillë.
“Është në dorën e kardiologut kujdestar se a duhet të bëhet një stentë apo jo. Përkundër kësaj, jemi të angazhuar me komision dhe me drejtorin e kardiologjisë që kjo të mos ndodhë dhe kjo të denoncohet”, tha Gashi, raporton RTK.
Ndërsa drejtori i Kardiologjisë, Bedri Zahiti thotë se ka dyshime se pacientët po manipulohen edhe atë të forma të ndryshme.
“Ka të dhëna, ka të thëna, a janë të vërteta a nuk janë, unë nuk e di. Por me siguri ka, sepse te shkallët dilet dhe merren pacientet, i frikësojnë i kushtëzojnë që me shku nëpër spitalet private. Unë ju kamë thanë që në komision nuk do ta nënshkruaj askënd i cili nuk është dërguar drejtë për drejti prej njësisë koronare”, theksoi Zahiti.
Sipas tij, kjo dukuri duhet luftuar nga instancat me të larta. Ai ka thënë se ka vendosur që këtë situatë ta vëzhgojë për së afërmi, sepse ka kardiologë të cilët në emër të humanitetit po blejnë numrin e kujdestarive.
Kardiologu Tefik Bektashi, thotë se kjo situatë është abuzim jo vetëm me pacientët por edhe profesionin e mjekut. “Definitivisht kërkojmë ndërhyrje të qeverisë, sepse e kam përshtypjen që Ministria e Shëndetësisë, nuk është në gjendje të ndërhyj në këtë sferë, nuk ka fuqi ose ndoshta i ka edhe interesat e veta të cilat e lanë në këtë aspekt”, tha Bektashi.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











