Kosova
Haradinaj shkarkon zëvendësministrin e arrestuar për ryshfet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
I njëjti është arrestuar nga Policia të shtunën si i dyshuar për marrje të ryshfetit dhe gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim, përcjell albinfo.ch.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pranon ryshfet, mund të dënohet deri në 12 vjet burgim.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane















