Shqipëria
300 të arrestuar në aksionin e policisë “Ndëshkimi i të fortëve”
Policia e Shqipërisë ka vazhduar me një aksion të madh në gjithë vendin, në të cilin ka arrestuar 300 persona për vepra të ndryshme penale.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një konferencë për media ka thënë se në këtë aksion janë sekuestruar: 43 armë zjarri, 460 kg kanabis, 4 mina dhe 400 gramë tritol, 36 granata dhe 2200 fishekë si dhe 17 300 euro para kesh, përcjell albinfo.ch.
Veliu ka thënë se policia me qëllim ka mbajtur të fshehtë operacionin e koduar “Ndëshkimi i të fortëve”.
“Që nga mesi i muajit shtator në zbatim të një porosie të Kryeministrit të vendit dhe me urdhër të ministrit të Brendshëm, Policia e Shtetit programoi zhvillimin e një operacioni kontrolli, parandalimi dhe ndëshkimi në territor. Nga Drejtoritë Vendore të Policisë së qarqeve fillimisht u hartuan lista nga çdo Komisariat dhe Zonë Policore, individët me precedentë kriminalë, me rrezikshmëri shoqërore si dhe individët problematikë me sjelljet e tyre të dhunshme në mjediset tona shoqërore. Nga data 20 shtator Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Operacionale, FNSH, e posaçërisht forcat RENEA sipas një plan veprimi të detajuar janë angazhuar gjerësisht në territor në realizimin e operacionit policor të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”. Të gjithë këtë aktivitet të shtirë në çdo skaj të vendit gjatë kësaj periudhe e kemi zhvilluar qëllimisht në heshtje publike, duke pasur interes të parë rezultatet”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët














