Kosova
Gashi: Panairi në Paris, urë lidhëse me bizneset shqiptare në diasporë
Ministri i Diasporës së Kosovës, Dardan Gashi në fund të vizitës së tij në Paris ka marrë pjesë në pritjen për bizneset e diasporës dhe ato të Kosovës në Ambasadën e Kosovës në këtë qytet.
E po ashtu njofton se ka takuar edhe nënkryetarin e qytetit të Parisit, Christophe Girard me të cilin ka diskutua për thellimin e bashkëpunimit kulturor, në veçanti në fushën e artit vizual, përcjell albinfo.ch.
“Kam qenë në Prizren dhe e kam vizituar DokuFestin… është një festival i përmasave botërore, të cilin jam i vendosur ta mbështes”, citohet të ketë thënë Girard, duke u shprehur i njohur për vështirësitë e kosovarëve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe duke premtuar se do të bëjë çfarëdo që mundet që të përçohet mesazhi i duhur te njerëzit e duhur.
Gashi ka thënë se nga takimet që pati me përfaqësuesit e bizneseve ka parë që panairi është treguar i suksesshëm, duke dhënë rezultat konkrete.
“Kjo është një shenjë inkurajuese që ta vazhdojmë këtë ndihmë për bizneset tona, të vendosim ura bashkëpunimi me bizneset shqiptare në diasporë dhe bashkërisht të punojmë për një mirëqenie sociale”, theksoi Gashi.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












