Maqedonia
Ambasada e Gjermanisë njofton qytetarët të mos mashtrohen nga agjensitë
Ata ripërsërin se pa vizë pune nuk mund të punohet pas 1 janarit në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Ashtu siç kishte treguar edhe më parë në faqen e saj zyrtare, sot në një komunikatë për shtyp Ambasada e Gjermanisë edhe njëherë ka informuar mbi dezinformatat që shpërndahen se nga 1 janari 2019 shtetasit e Maqedonisë do punojnë pa vizë në Gjermani, shkruan albinfo.ch. Ambasada këto informacione i vlerëson si të pasakta. Ata ripërsërin se pa vizë pune nuk mund të punohet në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
“Kërkesa për viza mund të bëhet vetëm në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup dhe vetëm atje jepet vizë. Ne nuk bashkëpunojmë me agjenci tjera dhe prej tyre nuk mund të merret termin më herët ose të përshpejtohet procedura”, thonë nga ambasada.
Ata shtojnë se taksa për vizë prej 75 eurove paguhet kesh drejtpërdrejtë në sportelin ku bëhet kërkesa për vizë.
Shumë qytetarë të Maqedonisë bijnë pre e manipulimeve duke aplikuar për punë nëpër agjensi fantazmë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale












