Bota
106 vjeçari nuk heq dorë nga çiklizmi
Pavarësisht se njoftoi se do të tërhiqet nga çiklizmi, francezi 106 vjeçar, Robert Marchand është rikthyer në ushtrime respektivisht në një palestër afër Parisit.
Marchand i cili në nëntor do të mbush 107 vjet, në janar u bë pjesë e librave të rekordit vitin e shkuar duke e ngarë biçikletën për 22.528 kilometra brenda një orë në moshën 105 vjeçare. Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit tashmë ka krijuar një kategori të posaçme shkaku i tij e që është kategoria për çiklistët mbi 105 vjet.
“Kjo është vetëm për të dëshmuar se edhe kur jeni i moshuar mund të arrini diçka. S’mund të hiqni dorë. Ditën kur ngujoheni për karrige dhe nuk lëvizni jeta mbaroi. Andaj vendosa të vazhdoj, çdo ditë duke bërë pak gjimnastikë, qoftë 20 minuta” tha Marchand.
Mjekët i kanë preferuar që të mos çikëlojë më. Balanci i tij nuk është aq i mirë si më parë dhe zemra e tij po tregon shenja dobësimi. Atij nuk i lejohet të çikëlojë në rrugë të hapura derisa edhe ushtrimet duhet t’i bëjë nën përkujdesjen e dikujt.
“Të mos flasim fare për rekorde. Atij nuk i lejohet më të çikëlojë në rrugë të hapura, por edhe brenda fare pak mund të ushtrojë” tha miku i tij Christian Bouchard.
I lindur në nëntor 1911 në veri të Francës, Marchand filloi të çikëlojë kur kishte 14 vjet, por seriozisht me këtë punë filloi të merrej vetëm pasi mbushi 67 vjet.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













