Bota
12 të vdekur pas stuhive në Itali
Ka ditë që Italia është përfshirë nga rrebeshe e stuhitë. Vetëm në Palermo natën e së dielës, u nxorën 9 viktima nga një shtëpi. Banorët ishin gjetur në befasi nga ujërat
Në natën e së dielës (04.11.) në një „ndërhyrje dramatike”, zhytësit nxorën nëntë kufoma nga një shtëpi e përmbytur në ishull, bëri të ditur qendra e zjarrfikësve në twitter. Fatkeqësia ndodhi në afërsi të Palermos, në Casteldaccia. Niveli i lumit u rrit me shpejtësi pas shirave të rrëmbyer, siç kanë njoftuar mediat italiane. Ndër viktimat ishin edhe dy fëmijë dhe një 15 vjeçare. „Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur”, tha kryetari i bashkisë së Casteldaccias, Giovvani di Giancinto, për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA, raporton “DW”.
Ndërsa në provincën Agrigent humbën jetën dy italianë që jetonin në Gjermani. Edhe një person tjetër u nxor i vdekur nga makina e tij, bënë të ditur forcat e shpëtimit, përcjell albinfo.ch.
E gjithë Italia vuan, u shpreh kreu i emergjencës civile italiane, Angelo Borrelo. Por situata më dramatike është në Venecia. “Shohim skena apokaliptike”, tha Borelli.
Era me shpejtësi 180 km në orë ka shkretuar pyjet, edhe rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në shumë rajone mungon drita dhe uji. Të dielën ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini viziton rajonin e Venecias.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














