Bota
GJERMANI: Gati 60% e azilkërkuesve janë pa dokumente identifikimi
Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane, shumica e azilkërkuesve që vijnë në Gjermani nuk kanë dokumente identifikimi, njoftoi gazeta ‘Velt am Sonntag’, shkruan albinfo.ch.
Në gjysmën e parë të këtij viti, 58 për qind e refugjatëve të rritur që hynë në territorin gjerman ishin pa dokumente. Sipas Shërbimit Federal të Migracionit dhe Refugjatëve, disa prej tyre me qëllim hedhin ID-të, me gjasë duke menduat se po i rrisin shanset e tyre për azil”.
Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme gjermane, 88 për qind e azilkërkuesve afganë, 89 për qind e eritreasëve dhe 95 për qind e algjerianëve po hyjnë në vend pa dokumente. Një përqindje edhe më e madhe janë refugjatët pa karta identiteti dhe pasaporta nga Nigeria, Somalia dhe Gambia nga 97 në 99 për qind. Vlen të përmendet se këtë vit vetëm 21 për qind e sirianëve dhe turqve ishin pa dokumente që kishin aplikuar për azil në Gjermani.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












