Shkurt.ch
Varfëri në Zvicër: 2400 franga, dy fëmijë, zero perspektivë!
Për Desire Schlup është e rëndësishmë të flitet mbi varfërinë, sepse shumë njerëz janë të prekur prej saj: “Ka shumë persona, të cilët kanë pak para. Në Zvicër nuk të duket e tillë. Njerëzit shpesh i shohin të tjerët nga këndvështrimi i tyre.”
Për këtë ajo është gati të flasë në radio mbi situatën e saj. Kjo nuk është e lehtë: për vete dhe dy fëmijët e saj merr ndihmë sociale 2400 franga në muaj. Të dy fëmijët janë 6 dhe 7 vjet. Pas pagesës së qirasë, sigurimit dhe shpenzimeve tjera jetike, asaj i mbesin rreth 800 franga.”
Familja Schlup më tej thekson se veshmbathjet i blen të përdorura, nuk kanë mundësi të hanë jashtë shtëpisë. “I mar paratë që kam dhe shikoj se çfarë mund të bëj me ta.”
“Për udhëtime nuk mund të flitet shumë. Edhe këtu në Dulliken (Zvicër) mund të bësh shumë gjëra të bukura. Kam fatin, që prindërit e mi kishin një kopsht dhe fëmijët e mi mund të shkojnë atje të notojnë.”
Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike Desirée Schlup, kishte vuajtur edhe dhunën e partnerit, me të cilin është shkurorëzuar. Tash e vetme shqetësohet për hallin e fëmijëve.
Në Zvicër ka rreth 600 mijë persona të cilët vuajnë nga varfëria. Ata nuk vuajnë nga ushqimi, pornuk kanë para për të marrë pjesë në jetën shoqërore. Kur jemi te Schlup, ajo nuk shkon në kino ose teatër, kurse tepër rallë mer pjesë në ndonjë koncert, falë miqve të saj. “Kam fatin që për ditëlindjen time, miqtë bëhen sëbashku dhe më financojnë një koncert.”
Schlup nuk ka veturë dhe ushqimin më së largti mund ta kryejë në Alten ose Aarau. Ekskurzionet janë më se të ralla.
Mos u fshehni
Sipas ekspertëve, mungesa e perspektivës shfaq shumë probleme të mëdha për njerëzit e varfër. Perspektiva jep shpresë, forcë. Nëse mungon kjo, atëherë të prekurit sëmuren me depresion. Schlup thotë se përderisa fëmijët i ka të vegjël, nuk mendon të punojë, kurse pasi të rriten – atëherë mund të gjente një punë si shitëse. “Mos u fshehni, edhe nëse nuk keni para. Kjo nuk e bën situatën më të mirë.”
Nga përvoja e saj, Schlup dëshiron tu jap kurajo dhe guxim të varfërve dhe të sensibilizojë shoqërinë që të mos i injorojë ata.
*(për krahasim në Maqedoni ndihma sociale është 50 euro në muajm, ndërsa nga 1 janri 2019, qeveria e Zaevit ka premtuar se ajo do rritet 200 euro)
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












