Shqipëria
Publikohen pamjet e vrasjes në ish- bllok (Video)
Report Tv ka publikuar të mërkurën videon ekskluzive të përplasjes me armë në zonën e ish-Bllokut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, përcjell Albinfo.ch.
Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit Monopol në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë. Në video dallohet që fillimisht sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda.
Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit Monopol.
Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj.
Në këto pamje që shohim është Mervjol Bilo dhe Eljon Hato të cilët po qëllojnë njëri-tjetrin. Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.
Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht.
Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur. Në 2 minuta e 30 sekondave ka ndodhur e gjithë përplasja me armë në ish-bllok.
Pas të shtënave shihet që Eljon Hato është i plagosur rëndë dhe kërkon ndihmë. Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.
Kjo video tregon se përplasja me armë në ish-bllok nuk ka ndodhur pas një takimi të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, por grupi i Ervis Martinajt ka hyrë brenda lokalit dhe menjëherë ka nisur sherri.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet













