Kosova
“Feniks” ndërton shtëpinë e 232-të, ndihmojnë mërgimtarët
Pra, 232 familje janë bërë me shtëpi nga kjo shoqatë, ku sigurisht një ndihmë të madhe kanë dhënë edhe bashkatdhetarët
Shoqata humanitare “Feniks” ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re për familjen dhjetë anëtarëshe Loku në Ferizaj.
Familje e cila që nga pas lufta deri më sot jetoi nëpër shtëpi të huaja nga njëra shtëpi në shtëpinë tjetër duke paguar qiranë me një social, njofton shoqata në rrjetet sociale.
Po falë donatorëve edhe kjo familje u bë me shtëpi të re. Zejnë Haliti fqinji i tyre bleu një parcelë tokë 3,5 ari në vlerë 3500 euro në fshatin Rakaj të Ferizajt, përcjell albinfo.ch.
Si çdoherë ndihma e bashkatdhetarëve nuk mungoi edhe kësaj here. Fadil Jashari nga Gjermania me shokë ndanë mjete financiare, Tahir Jashari me shokë të cilët punojnë në aeroportin e Cyrihut në Zvicër mjete financiare dhe si çdo herë i përkushtuar në çështjen humanitare anëtari i shoqatës feniks Rexhep Rifati, së bashku me familje në Zvicër grumbulluan mjete financiare për familjen Loku.
Kryefamiljari Bashkim Loku falënderon të gjithë bashkatdhetarët kudo që janë, shoqatën “Feniks” dhe të gjithë ata donatorë të cilët kanë ndihmuar që sot së bashku me familje të kenë një shtëpi të re.
“Feniks” falënderon bashkatdhetarët kudo që janë, e në veçanti ata të cilët e ndihmuan familjen Loku.
Kjo ishte shtëpia e 232 me radhë e ndërtuar nga Shoqata “Feniks” nga Ferizaj. Pra, 232 familje janë bërë me shtëpi nga kjo shoqatë, ku sigurisht një ndihmë të madhe kanë dhënë edhe bashkatdhetarët.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave

















