Kosova
Mundësitë që ofron Kosova për të investuar
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Milano, më 10 nëntor në Milano të Italisë organizuan Sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë” me bizneset e diasporës shqiptare në Itali.
Në këtë sesion informues, nga Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, Nol Buzhala, bizneset pjesëmarrëse u njoftuan për shërbimet e KIESA-s si dhe për kushtet dhe mundësitë që ofron Kosova për të investuar, përcjell albinfo.ch.
Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të Administratës Tatimore, Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike si dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Derisa Kreshnik H. Thaqi, Udhëheqës i sektorit për promovim të investimeve në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencial për investime në Kosovë.
Pas sesionit përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















