Kosova
Sveçla: Te dëbimi i 6 shtetasve turq pati shumë shkelje
Ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi, është intervistuar për dëbimin e 6 shtetasve turq, nga Komisioni Hetimor.
Kryetari i këtij Komisioni, Xhelal Sveçla, tha se ka tendenca që faji për rastin të hidhet nga një institucion te tjetri. Ai tha se ishte një intervistim i gjatë, por gjetjet nuk mund të bëhen publike.
Sveçla pas mbledhjes së komisionit e cila u mbajt e mbyllur për mediat, shtoi se në planin e veprimit të komisionit është që të ftohen për intervistim edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Në plan për intervistim kanë qenë të paraparë edhe inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, por këta dy të fundit nuk iu kanë përgjigjur ftesës për shkak të agjendave të tyre. 6 shtetasit turq ishin dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti, por të mërkurën Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur të parrezikshëm për vendin, dy nga gjashtë prej tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















