E-Diaspora
Ditët e Pavarësisë në Diasporë
Këto aktivitete janë nën përkujdesjen e ambasadës shqiptare në Gjermani
Fillojnë aktivitetet për shënimin e ditës së Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe atë në fillim në diasporë.
Më saktësisht në Dyseldorf të Gjermanisë, ku nikoqirë i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve popullore i Shqipërisë, ishte filantropi shqiptar Lazim Destani, ndërsa morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të ambasadave në këtë vend.
Këto aktivitete janë nën përkujdesjen e ambasadës shqiptare në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Sipas organizatorëve këto janë aktivitetet të cilat i paraprinë festës së Ditës së Pavarësisë, 28 nëntorit dhe kanë për qëllim avancimin e vlerave të kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Ky është vetëm fillimi i një numri të madh të paraqitjeve të ansamblit shtetëror në Republikën e Gjermanisë.
Me këtë rast nikoqiri i ngjarjes e cila u organizua në Wirtschaftsclub (Klubi Ekonomik) në Dyseldorf, z. Destani theksoi: “Shënimi i festës sonë kombëtare pikërisht në këtë ambient është në harmoni të plotë me dëshirën dhe synimet e përgjithshme të Diasporës Shqiptare, pra, që ajo të jetë pjesë e pandashme e proceseve dhe zhvillimeve të larmishme në të gjitha sferat, në ekonomi, politikë, art e kulturë, kudo ku jetojmë e veprojmë ne shqiptarët.
Le të frymojmë shqip ngado që jemi dhe me të gjitha iniciativat e aktivitetet që i ndërmarrim!”, ka thënë Destani.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave
















