Kosova
“Për Kosovën s’ka liberalizim deri në maj”
Nënkryetari i LDK-së dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dhënë një deklaratë të papritur duke shuar shpresat e qytetarëve për lëvizje të lirë në zonën Schengen në fund të këtij vitit ashtu siç kishin paralajmëruar krerët më të larët të institucioneve të Kosovës.
Haziri është shprehur skeptik për liberalizim të vizave për këtë vit. Madje ai për Ekonomia Online ka thënë se Kosova nuk do të marr datë për heqjen e vizave para muajit majit të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Ai ka akuzuar koalicionin qeverisës se ka dështuar të ndërtojë konsensus për dialog e po dështon ta marr edhe liberalizimin e vizave.
“Unë sapo jam kthyer me delegacionin e LDK-së prej Helsinkit. Ka qenë kongresi i Partive Popullore Evropiane. Partitë Popullore Evropiane e udhëheqin Evropën, nuk kam parë në asnjë takim me asnjë autoritet që Kosova mund të dal suksesshëm në Këshillin e Ministrave në dhjetor të këtij viti. Fatkeqësisht problemi është në Prishtinë, lidhet me agjendën e fundit që është kërkuar në shtyllën e sundimit të ligjit që Kosova me i zbatuar të gjitha obligimet”, ka thënë Haziri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














