Sport
Kosova 1 pikë larg historisë
Kosovës i mjafton një barazim ndaj Azerbajxhanit të martën në Prishtinë
Me fitore 0:5 si mysafir ndaj Maltës, kombëtarja e Kosovës në Futboll e ka forcuar pozitën e parë në grupin e 3-të të Ligës D në kuadër të ligës së Kombeve, njofton Albinfo.ch.
Në ndeshjen e fundit dhe vendimtare që do të zhvillohet pas katër ditësh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosovës do t’i nevojitej vetëm edhe një barazim kundër konkurrentit të drejtpërdrejtë Azerbajxhanit, për t’i vazhduar më pas garat e Play-offit për në Kampionatin Evropian në vitin 2020.
Pesë gola për Kosovën i shënuan Vedat Muriqi, Benjamin Kololli, dy gola Edonis Avdijaj dhe golin e pestë e shënoi Milot Rashica.
Për Kosovën debutoi edhe sulmuesi Shkëlqim Demhasaj, i cili vjen nga Luzerni nga Super Liga e Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane














