Sport
Zvicra e jashtëzakonshme, fitore e ‘çmendur’ me përmbysje
Dy asistime nga Xherdan Shaqiri, derisa kapiten ishte Granit Xhaka
Zvicra e ka përmbysur Belgjikën nga 0:2 në 5:2 në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Për Belgjikën, të dy golat i ka shënuar Thorgan Hazard, vëllai i Eden Hazard. Mesfushori shënoi në minutën e dytë dhe 17-të.
Megjithatë, Zvicra nuk është dorëzuar dhe fillimisht ngushtoi epërsinë me anë të Ricardo Rodriguez nga penalltia, dhe në minutën e 32-të, Xherdan Shaqiri asistoi për Seferoviq për 2:2.
Në minutën e 44-t, Haris Seferoviq shënoi për 3:2, duke bërë një përmbysje të çmendur. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Golin e katërt për Zvicrën e shënoi qendërmbrojtësi Elvedi me kokë në minutën e 61-të. Edhe në këtë rast shënoi Xherdan Shaqiri.
Zvicra nuk u ndal dhe shënoi golin e pestë me anë të Haris Seferoviq, i cili shënoi me kokë në minutën e 84-t për 5:2. Edhe në këtë gol, Shaqiri u involvua, duke dhuruar spektakël. Seferoviq u largua me duartrokitje nga stadiumi në minutën e 92-të pas tre golave, duke u zëvendësuar nga Albian Ajeti.
Me këtë fitore, Zvicra e përfundon grupin në vendin e parë dhe do të garojë në “play-off” të Ligës A në Ligën e Kombeve.
https://www.youtube.com/watch?v=akxHqd-af94&fbclid=IwAR2et0J5AK1o9ZgDRhDD_YryW_wGq2RZXEZrypM3axPn9JtOigLe8pt-7kc
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














