E-Diaspora
Libra shqip në Panairin e Gjenevës
Nga data 1 deri 5 maj 2013 në sallonin e ekspozitave "PALEXPO" të Gjenevës do mbahet Panairi i Librit dhe i Shtypit
Në këtë panair do të marrë pjesë me një stendë edhe “Botimpex” nga Shqipëria, agjenci e njohur për eksport dhe importit të botimeve .
„Botimpex“ do të ekspozojë libra të ndryshëm letrarë, historikë, kulturorë, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, libra për fëmijë, libra njohës për Shqipërinë, libra shkollorë, etj. Ata janë pergjithësisht libra të rinj e të pëlqyer të autorëve shqiptarë e të huaj si : Ismail Kadare, Kristo Frashëri, Martin Camaj, Kostë Cekrezi, Diana Çuli, Elvira Dones, Mehmet Elezi, Bashkim Shehu, Alfred Papuçiu, Moikom Zeqo, Ilir Ikonomi, Ardian Vehbiu, Blendi Fevziu, Adelina Mamaqi, Gaqo Bushaka, Erida Bega, Elida Buçpapaj, Oliver Schmit, Franc Nopca, etj. Në mesin e tyre një vend të rëndësishëm zënë librat e botuar në kuadër të 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Gjatë ditëve të panairit në stendën e “Botimpex” do të jenë të pranishëm edhe shkrimtarja e njohur Besa Myftiu dhe poeti i ri nga Kosova, Ndriçim Ademaj.
Ata do të prezantojnë librat e tyre të enjten me 2 maj dhe të shtunën me 4 maj nga ora 17 deri ora 19, ku do të zhvillojnë takime e biseda me lexues dhe do të rezervojnë për ta libra me dedikim.
„Ka mjaft arsye për ta vizituar stendën e “Botimpex”. Atje do të gjeni libra për vete, fëmijët dhe miqtë tuaj, do të keni mundësi të vendosni kontakte për të pasuruar bibliotekat tuaja me libra në vijimësi, do të mund të merrni informacione për gjëra që ju interesojnë nga fusha e botimeve“, thuhet në një njoftim agjencisë për eksport-importit të botimeve nga Shqipëria, “Botimpex” .
Përveç tjerash në njoftim thuhet se botimet në gjuhën shqipe kanë shënuar rritje cilësore të ndjeshme. Realizimi i tyre është pothuajse në nivel evropian nga pikëpamja e tematikës, vlerave, përmbajtjes, nivelit, sasisë, paraqitjes etj.
„Ndaj dhe jemi të sigurt se librat që do të ekspozohen do të justifikojnë interesimin tuaj, do t’iu përgjigjën nevojave tuaja dhe do t’iu vijnë për shtat shijeve tuaja si dhe të qytetarëve jo shqipfolës. Pra ju ftojmë ta vizitoni panairin dhe ta shijoni sa më tepër atmosferën festive që krijon libri“, tha Edvin Bega nga Botimpex.
Stendën e “Botimpex” në Panairin e Librit në Gjenevë do të gjeni në rreshtin F 639.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Të paktën 2000 persona janë të shtrirë në shtrat në Zvicër me simptoma të gripit Të paktën 2000 persona janë aktualisht të shtrirë në shtrat me grip në Zvicër. Gripi sezonal... -
Fjalori zvicerano-gjerman që duhet të dini për Krishtlindje -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur










