Bota
Departamenti i Drejtësisë në SHBA e cilëson “absurd” pezullimin e vendimit për azil
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka thënë të martën se do të vazhdojë të mbrojë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u pamundëson kërkesën për azil personave që hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara dhe i cili është bllokuar përkohësisht nga një gjyqtar federal, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Trump ka cituar sistemin e imigrimit kur ka marrë këtë vendim, sipas së cilit zyrtarët do të marrin parasysh vetëm kërkesat për azil nga migrantët që hyjnë në mënyrë të rregullt kufirin SHBA-Meksikë.
Mirëpo grupet për të drejtat e njeriut e kanë dërguar tek autoritet këtë vendim, andaj gjyqtari, Jon Tigar nga San Francisko ka bllokuar përkohësisht vendimin, duke thënë se Kongresi ka lejuar më parë imigrantët të aplikojnë për azil pavarësisht se si kanë hyrë në shtet.
Megjithatë Departamenti amerikan i Drejtësisë ka thënë të martën se vendimi i Tigar ka qenë “absurd”, sepse u ka lejuar grupeve për të drejta civile që të kenë mundësi “të ndalojnë qeverinë federale nga të vepruarit prandaj tani të huajt mund të përfitojnë nga të mirat qeveritare”.
Bllokohet urdhri i Trumpit për azilin.
Vendimi për azil ka ardhur masi mijëra persona nga Amerika Qendore, duke përfshirë një numër të madh të fëmijëve kanë udhëtuar në një karvan me synim të kalimit të kufirit të SHBA-së, ashtu që t’i ikin dhunës dhe varfërisë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Deri më tash, disa prej tyre kanë arritur në Tijuana, qytet i Meksikës në kufi më Kaliforninë.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë urdhrin dhe arsyetimin e autoriteteve për të adresuar krizën në kufirin tonë jugor”, ka thënë ky Departament.
E-Diaspora
-
U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet nëna e 2-vjeçarit shqiptar Rrëfimi i nënës pas vdekjes së 2-vjeçarit shqiptar në Zakynthos... -
Besnik Halili nga Zvicra në një nga Forumet më Elitare Botërore të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Xhedah 2025 -
Gjuha shqipe, ura që bashkon diasporën shqiptare në Gjermani -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës
Jeta në Zvicër
-
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër “Top zjarri” me ngjyrë të gjelbër ndriçon qiellin mbi Zvicër dhe Itali... -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin












