Jeta në Zvicër
Sa fiton dhe sa shpenzon një familje zvicerane
Sa para shpenzojnë familjet zvicerane? Shifrat e reja nga Zyra Federale për Statistikë (BFS) japin një pasqyrë të hollësishme në shpenzimet e tyre
Llogaritjet e saj BFS i ka bërë në një familje mesatare zvicerane prej 2.2 personave. Bashkërisht, ajo mesatarisht fiton, para zbritjeve të tilla si AHV/IV rreth 10,033 franga në muaj.
Në rreth 27.4 për qind të shpenzimeve, familjet nuk kanë shumë zgjedhje: 2751 franga paguhen për tatimet, AHV/IV dhe sigurimet shëndetësore. Kjo është për rreth 486 franga më shumë se në vitin 2006. Meqenëse që nga ajo kohë të ardhurat bruto janë rritur gjithashtu, shpenzimet e detyrueshme aktualisht e ngarkojnë familjen mesatare vetëm pak më tepër se në atë kohë, shkruan “SRF”, përcjell Albinfo.ch.
Këto mesatare nuk duhet të dobësojnë faktin se ka dallime të mëdha në mes të familjeve – veçanërisht në drejtim të sigurimit shëndetësor: Shifrat nga vitet e fundit tregojnë se sa të moshuarit janë veçanërisht të ngarkuar me të ardhura të vogla. Për shkak se ata kanë të ardhura më të ulëta, ata goditen për tre herë më shumë sa i përket sigurimit shëndetësor, se sa një familje mesatare.
Pika e dytë e shpenzimeve të mëdha, shpenzimet e banimit, ka një mesatare prej 1098 frangash në muaj. Përveç kësaj, shkaktohen shpenzime shtesë prej 378 frangash për energji dhe riparime.
Përveç kostove të banimit, zotëriut dhe zonjës zvicerane gjithashtu shpenzojnë edhe për transport: 770 franga në muaj për kategorinë e transportit, njofton Albinfo.ch.
Shumica lëvizin me vetura private (596 franga). Hekurudhat, autobusët dhe tramvaji kushtojnë 122 franga.
Gjithsej, rreth 14.5 për qind e shpenzimeve shkojnë për transportin në Zvicër – një shifër e lartë sipas standardeve europiane. Sipas Pauliina Sandqvist, studiuese ekonomike në ETH Cyrih, kjo mund të ketë disa arsye: “Së pari, vendet sigurisht kanë preferenca të ndryshme në lidhje me lëvizshmërinë. Ajo gjithashtu varet edhe nga mirëqenia. Përveç kësaj, automjetet private në Zvicër mund të jenë relativisht më të shtrenjta se në vendet e tjera europiane, për shkak të detyrimeve të importit”.
Çështja e tretë më e madhe e konsumit është ushqimi dhe pijet joalkoolike: 632 në muaj shpenzohen për familjet zvicerane për mirëqenien e tyre fizike, që do të thotë rreth 6.3 për qind e të ardhurave të tyre, informon më tej Albinfo.ch.
Tregtia gjatë javës mund të shkaktojë shumë shpenzime. Por në mënyrë proporcionale, zviceranët paguajmë pak për ushqim. Kjo konstatohet nga krahasimi europian: Vetëm 10.9 për qind të shpenzimeve, shkojnë për ushqim. Në shumë vende europiane, ky proporcion është dukshëm më i lartë.
Vendet e pasura shpenzojnë më pak për të ngrënë jashtë – për Pauliina Sandqvist nuk është ndonjë befasi:”Ky vëzhgim korrespondon me të ashtuquajturin ligj i Engelit: Sa më të larta të jenë të ardhurat, aq më e vogël është përqindja e shpenzimeve në të ushqyerit”.
Rreth 2.432 franga ngelin për shpenzimet e tjera të konsumit. Këto përfshijnë, për shembull, argëtimi, sporti dhe kultura (542 franga), rroba dhe këpucë (211 franga) dhe abonimi telefonik (166 franga).
Shuma e mbetur që mund të kursehet është 1,236 franga (12.3 për qind) të të ardhurave bruto. Këtu llogariten edhe dhuratat dhe rimbursimet në një vlerë prej 315 frangash, njofton Albinfo.ch.
Përsëri, dallimet midis familjeve janë të mëdha. Për rreth një të pestit, në fund të muajit nuk ngelin të holla për të kursyer. Veçanërisht të prekur janë personat e vetmuar dhe të moshuarit.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












