Lajme
EULEX-i e heton masakrën e Mejës
Masakra e Mejës dhe e rrethinës pretendohet të jetë vrasja më e madhe masive që ndodhi gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë. Në mejë u vranë 372 civilë shqiptarë
Katërmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, hetuesit EULEX-it iu kanë përveshur punës, për të ngritur një proces gjyqësor kundër disa të personave që dyshohen se kanë vrarë më shumë se 370 civilë shqiptar në rajonin e Gjakovës, gjatë luftës së vitit 1999.
Sipas një njoftimi lëshuar nga misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë iniciuar hetimet për Krime të Luftës të kryera në komunën e Gjakovës, më 27 dhe 28 prill 1999, duke i përfshirë fshatrat Mejë, Orizë dhe fshatrat tjera të Luginës së Rekës së Keqe.
Deri tani, prokurorët sipas EULEX-it, kanë identifikuar përafërsisht 20 të pandehur, të cilët mund të jenë subjekt i akuzave për Krime të Luftës kundër popullatës civile, duke përfshirë edhe vrasjen e 372 viktimave gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare.
Këta persona akuzohen se viktimat i kanë torturuar, i kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzor duke i detyruar të vuajnë tmerrësisht. Po ashtu këtu përfshihet edhe largimi dhe zhvendosja, konfiskimi i pasurisë dhe plaçkitja, veprime këto jo të arsyetuara me nevojat ushtarake.
“Shumica e viktimave ishin zhvarrosur nga varreza masive në Batajnicë, Serbi. Masakra e Mejës dhe e rrethinës pretendohet të jetë vrasja më e madhe masive që ndodhi gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë më shumë se 10 mijë qytetarë të pafajshëm, shumica shqiptarë, ndërsa rreth një milionë e kosovarëve, ose rreth 60 për qind e gjithë trungut të popullsisë, janë depërtuar jashtë vendit nga ushtria, policia dhe forcat paraushtarake serbe.
Ndërsa afër katër mijë qytetarë janë regjistruar si të zhdukur. Më shumë se dy mijë prej tyre janë identifikuar nëpër disa varreza masive në Serbi, si në Batajnica, Bajna-Bashta, Peruçac, në lumin Danub, etj, dhe janë rivarrosur në Kosovë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.
Ndërsa edhe 1780 persona akoma figurojnë si të pagjetur. Trupat e atyre që janë gjetur në Serbi i kishin bartur forcat serbe të regjimit të Millosheviqit në përpjekje për t’i fshehur gjurmët e krimit. Për këto krime deri më tani janë dënuar disa gjeneralë dhe ish-politikanë serbë nga Tribunali Penal i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.
Ndërsa arkitekti i dhunës, ish-presidenti i Serbisë Sllobodan Milloshviq ka vdekur në Tribunalin e Hagës, duke pritur dënimin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












