Bota
SHBA hedh gaz lotsjellës ndaj emigrantëve
Policia Amerikane ka lëshuar gaz lotsjellës kundër emigrantëve të ndaluar në kufirin mes Shtetëve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksisës në zonën mes Tijuanës dhe San Diegos.
Autoritetet Amerikane kanë mbyllur kufirin kjo shkakë i tentativës së mësymjes nga ana e një grupi emigrantësh të cilët synonin të hynin në SHBA me forcë, përcjell Albinfo.ch
Afro 3.000 emigrant nga vendet e Amerikës Qendrore kanë mbërritur tashmë në qytetin meksikan kufitar të Tijuanës. Emigrantët pretendojnë se po largohen nga persekutimi, varfëria dhe dhuna në vendet si Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori.
Mirëpo presidenti Donald Trump e ka përshkruar karvanin e emigrantëve, të cilët po përpiqen të kalojnë kufirin për të hyrë në SHBA si “pushtues”, prandaj ai ka dërguar rreth 5.800 trupa në kufirin jugor, për t’ua vështirësuar kalimin atyre.
Të mërkurën,është bërë e ditur nga Mattis se Departamenti i Sigurisë së Brendshme nuk ka kërkuar aspak që trupat të përdorin “forcë vdekjeprurëse”, duke garantuar kështu të gjithë që të qëndrojnë të pashqetësuar.
“Nëse dikush sulmon një patrullues kufitar dhe nëse gjendemi në pozicionin për të bërë diçka për atë, sigurisht që do t’i ndalim ata nga ushtrimi i dhunës dhe do t’i dorëzojmë më pas te patrulluesit kufitarë, të cilët kanë edhe tagrin për t’i arrestuar”, tha Mattis.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












