Kosova
28 Nëntori më ndryshe, gati 28 çelësat për 28 familje
Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, do të ndajë 28 palë çelësa, më 28 nëntor, për 28 familjare në nevojë.
Kjo është njëra nga iniciativat më të fuqishme humanitare që pritet të realizohet në historinë e re të Kosovës.
Ndryshe, drejtori i shoqatës, Halil Kastrati në profilin e tij në “Facebook” ka shpalosur shqiponjën dykrenare të punuar enkas për këtë ngjarje, në krahët e së cilës janë vendosur çelësat që do të pajisen familjet nevojtare, përcjell albinfo.ch.
“Më ndryshe – gëzim i madh për të gjithë ne. Gëzim i veçantë për 28 familje. 28 pale çelësa të varura në Shqiponjën dy krenare. Urime”, ka shkruar Kastrati.
Kjo shoqatë ndihmon familjet që kanë nevojë, derisa edhe mërgimtarët kanë dhënë ndihmë të madhe, duke ndihmuar shumë familje që të bëhen me shtëpi.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













