Bota
Gruaja e parë në krye të ushtrisë së Sllovenisë
Sllovenia është shteti i vetëm i NATO-s, i cili në krye të ushtrisë së saj ka një grua. Gjeneralmajorja Alenka Ermenc ka marrë këtë post nga e mërkura. Ish-komandantja 55- vjeçare karrierën e saj ushtarake e filloi në vitin 1991, kur shteti fitoi pavarësinë nga Jugosllavia.
Gjeneralmajorja Ermenc deri tash mbante postin e zëvendësshefes së stafit të presidentit Borut Pahor, derisa pas emërimit në post të ri tha se shpreson të përmirësojë performancën e ushtrisë, shkruan Albinfo.ch
“Trendi global i përkeqësimit të situatës së sigurisë vazhdon dhe pavarësisht pse Sllovenia nuk është e kërcënuar në mënyrë direkte, duhet ta përmirësojë performancën e ushtrisë”, tha ajo pas marrjes së postit.
Ermenc përndryshe arsimin e lartë e kreu në Angli dhe nga e mërkura do ta zëvendësojë në post gjeneralmajorin Alan Geder. Sllovenia ka përafërsisht 7500 ushtarë, përfshirë forca aktive dhe rezervë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













