Bota
Bastisen zyrat e “Deutsche Bank” për pastrim parash
Policia gjermane ka bastisur gjashtë zyra të “Deutsche Bank”, të cilat ndodhen brenda, apo rreth qytetit të Frankfurtit.
Këto bastisje janë bërë mbi dyshime për pastrim parash të lidhura me ato që njihen si “Panama Papers”. Njoftimi u bë nga zyra e prokurorisë publike, raportojnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.
Prokurorët gjermanë po hetojnë lidhur me aktivitetet e dy punonjësve të “Deutsche Bank”, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike, nën pretendimet se kanë ndihmuar klientë të bankës për të krijuar kompani jashtë vendit me qëllim pastrimin e parave.
Njoftimi vjen ndërsa banka po përpiqet të rregullojë reputacionin e saj të rënë poshtë për shkak të tre viteve mbushura me humbjeve financiare e skandale për shkak të keqpërdorimin të ligjeve rregullatore.
Hetimet nisën pasi prokurorët po rishikonin dokumentin e ashtuquajtur “Offshore Leaks” si dhe “Panama Papers”, njoftoi zyra e prokurorit. (Offshore Leaks është emri i një raporti që publikoi detaje mbi 130 mijë llogari jashtë vendit, në të ashtuqujturat parajsa fiskale”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












