Bota
Në Siri kapet asistenti i liderit të IS-it
Luftëtarët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Siri kanë zënë një zyrtar të lartë të grupit militant, Shteti Islamik (IS), i cili ka shërbyer si ndihmës i “kalifit” Abu Bakr al-Baghdadi, të shpallur nga vetë grupi, transmeton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Forcat Demokratike Siriane, aleancë e milicisë së drejtuar nga kurdët, që zotëron një çerek të Sirisë në lindje të Eufratit, ka thënë të ketë ndalur ndihmësin Osama al-Awaid javën e kaluar, është thënë në një deklaratë.
Luftëtarët e këtij grupi kanë tentuar në javët e fundit, që përmes sulmeve ajrore, me përkrahjen e SHBA-së, të marrin kontrollin e zonës së fundit që kontrollojnë ekstremistët e IS-it.
Ata kanë zënë Awaid në një operacion të veçantë, në një fshat në lindje të Sirisë, duke shtuar në deklaratë se ai ka qenë zyrtar i lartë i IS-it në Siri.
Më shumë se një vit pasi që është shkatërruar edhe fizikisht “kalifati” i IS-it në Siri dhe Irak, ende nuk dihet për fatin e liderit të këtij grupi, Abu Bakr al-Baghdadi.
Pavarësisht humbjes së territorit, ky grup ka qenë në gjendje të nisë sulme guerile në zonat e kontrolluara nga Qeveria siriane dhe ajo irakiane.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














