Bota
Vogëlushi që e shkriu së qeshuri Papën
Papa Françesku pati rastin të shkrihej së qeshuri para audiencës së gjerë, pasi një djalosh kaloi sigurimin dhe u afrua në skenë tek Papa me qëllim që të luajë me mëngët e rojës zvicerane në podium, transmeton albinfo.ch.
Si duket, fëmija, i cili ishte i shurdhër, donte të sigurohej se roja është i vërtetë, e jo lodër. Në skenë, pas djaloshit vrapoi një vajzë, respektivisht motra e tij, e cila dëshpërimisht tentonte ta largonte nga skena. Përpjekjeve të saj i ndihmoi edhe nëna, e cila pati rast që të zhvillojë një bisedë të shkurtër me Papën dhe i shpjegoi se i biri i saj është i shurdhër dhe vijnë nga Argjentina.
“Lëre, lëre të luajë”, i kishte thënë Papa, derisa fëmija zvarritej nëpër qilim. Dhe, derisa fjalimi i Papës filloi, fëmija ishte lejuar të luante në skenë.
“Ky fëmijë s’mund të flasë. Është shurdhmemec, por mund të komunikojë. Ai di se si të shprehet”, i tha Papa audiencës.
“Ai është i lirë. Po, ka pengesa, por është i lirë. Më bëri të mendoj për vetën nëse jam edhe unë kaq i lirë para Zotit”, përfundoi Papa.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











