Futboll
Kllokoqi: E kam shënuar golin më të mirë në karrierë, do isha krenar nëse zgjidhet më i mirë në Zvicër
Mbrojtësi shqiptar i FC Rapperswil-Jonas, Egzon Kllokoqi ndjehet i lumtur që të premten në mbrëmje e ka shënuar golin më të mirë në karrierë në ndeshjen kundër Vaduz-it.
Në prononcimin Ekskluziv për Albinfo.ch, mbrojtësi shtatlartë, Egzon Kllokiqi thotë se nëse ky gol do të zgjidhej më i miri në Zvicër, do të ishte krenar.
“Jam i lumtur që kemi fituar 1 pikë të rëndësishme si ekip, se muaji i kaluar ka qenë me pak suksese. Që munda unë me dhan golin është krenari per mua që kam mund me e ndimuar ekipin tonë. Per karrieren time ka qenë, muj me dhënë, golli ma i mirë që e kam shënuar deri tashti. Ne ate situat nuk kam menduar shumë, vetëm me dhënë disi golin. Që ka funkcionuar tani me stilin e Zlatanit, është edhe më mirë.Nëse mund të behet goli më i mirë për vitin 2018, e ndjej veten shumë krenar dhe i lumtur”, deklaroi Egzon Kllokoqi në deklaratën për Albinfo.ch.
Për 25 vjeçarin Egzon Kllokoqi ky ishte goli i dytë në tetë ndeshje të luajtura këtë sezon.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












