Kosova
Kosova në vendin e 82-të, Zvicra në të katërtin për nga fuqia e pasaportës
Indeksi i Pasaportave ka renditur pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2018.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi me pasaportën më të fuqishme në botë dhe sipas indeksit ata të cilët posedojnë një pasaportë të tillë mund të udhëtojnë në 167 vende të botës pa viza.
Sipas indeksit online, Singapori dhe Gjermania renditën në vendin e dytë, Danimarka në të tretin.
Vendin e katërt e zë Zvicra, së bashku me disa shtete të tjera, me pasaportën e të cilës mund të udhëtosh në 164 vende, përcjell albinfo.ch.
Indeksi i Pasaportave ka renditur pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve shtesë, tek të cilat hynë edhe vendet e Ballkanit, Kosova zë vendin 82, Shqipëria 43, Bosnjë e Hercegovina 41, Mali i Zi 38, Maqedonia 37 dhe Serbia 32.
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












