Bota
Macron anulon vizitën në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vizita e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, e planifikuar për këtë javë në Beograd, është anuluar për shkak të trazirave në Francë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Vuçiq tha se ka biseduar me Macronin dhe se ai “e ka lutur që vizita të shtyhet për disa javë”.
“E di se sa e vështirë është të realizohen reforma të përgjegjshme ekonomike”, tha Vuçiq në një konferencë shtypi në Beograd.
Që disa fundjava, Lëvizja “Jelekët e verdhë” organizon protesta në Francë, në kundërshtim të rritjes së paralajmëruar të çmimit të karburanteve, në kuadër të disa masave për mbrojtjen e mjedisit.
Por, protestat janë shndërruar në zemërim të përgjithshëm ndaj politikave të Macronit.
Të shtunën, në përleshjet midis protestuesve dhe policisë janë plagosur mbi 260 vetë, në mesin e tyre 81 pjesëtarë të forcave të sigurisë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















