Bota
Holandezi refuzohet të zvogëlojë moshën për 20 vite
Një gjykatë e Holandës e refuzoi kërkesën e një qytetari për të zvogëluar moshën e tij për 20 vjet.
Në nëntor, Emile Ratelband kërkoi nga gjykata në Arnhem që të ndryshojë formalisht datën e lindjes: nga 69 vjeç sa është në të vërtetë, në 49 vjeç.
Ratelband tha se nuk ndjehet 69 vjeç dhe se kërkesa e tij është në përputhje me format e tjera të identifikimit dhe transformimit personal, që po pranohen në mbarë botën.
Në argumentet e tij, ai përmendi mundësinë për të ndryshuar emrin ose gjininë, raporton “REL”.
Por, gjykata tha të hënën se ligji holandez i cakton të drejtat, si ajo për të votuar, dhe detyrimet, si ai për të ndjekur shkollën, në bazë të moshës, përcjell albinfo.ch.
Gjykata, në vendimin e saj, tha se “nëse kërkesa e Ratelband do të pranohej, këto kërkesa për moshën do të bëheshin të pakuptimta”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













