CH-Ballkani
Vendet më të sigurta: Zvicra në vendin e 7-të
Zvicra njihet si një vend paqësor dhe shembull se si mund të jetojnë shumë kombe. Më shumë se nëntë milionë turistë e vizitojnë çdo vit
Me një mjedis përkeqësues të pasigurisë që po zhvillohet sot në mbarë botën, tani më shumë se kurrë më parë, njerëzit kërkojnë vende më të sigurta për të jetuar dhe për të udhëtuar.
Duke qenë edhe pranë festave, ku shumica e njerëzve mendojnë që të udhëtojnë.
Raporti nga Safearound.com, tregon vendet më të sigurta në botë. Sipas renditjes, Shqipëria mban vendin e 40 nga 162 vende të studiuara, për nga siguria për të udhëtuar në të.
Në rajon, Kroacia dhe Serbia shfaqen më mirë, respektivisht e 19-ta dhe e 36-ta në listë. Më e ‘rrezikshmja’ konsiderohet Kosova, e renditur e 125-a në listë, transmeton ‘monitor’.
Sipas Safearound, listën e kryeson Islanda, Danimarka dhe Austria. Pas tyre vijnë respektivisht Finlanda, Singapori dhe Zelanda e Re.
Sipas kësaj renditje, Zvicra ndodhet në vendin e shtatë. Zvicra njihet si një vend paqësor dhe shembull se si mund të jetojnë shumë kombe. Më shumë se nëntë milionë turistë e vizitojnë çdo vit, përcjell albinfo.ch.
Sipas renditjes, 80 % e shteteve më të sigurta, janë evropiane dhe në këtë listë kryesojnë shtetet skandinave.
Të fundit në listë janë vendet kryesisht me konflikte të brendshme apo luftë, si Afganistani, Republika Qendrore e Afrikës, Sudani dhe Siria (e 162-ta).
Metodologjia:
SafeAround ka përpiluar dhe analizuar të dhënat nga disa burime publike për të bërë një indeks sigurie që lejon të renditen vendet e botës më të sigurta (100 = plotësisht i sigurt; 0 = shumë i rrezikshëm).
Këto burime marrin parasysh të gjitha llojet e kërcënimeve të tilla si krimi, vrasjet, vdekjen në rrugë, shfaqjen e sulmeve terroriste dhe luftërat, për të ndërtuar renditjen e vet të qyteteve më të rrezikshme në botë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














