CH-Ballkani
Vritet një 18-vjeçar shqiptar pas shpine në Greqi
18 vjeçari luante në një ekip futbolli grek
Një 18-vjeçar shqiptar është qëlluar gjatë orëve të natës jashtë banesës së tij, në Kavalla të Greqisë veriore.
Sipas policisë lokale, 18-vjeçari Marios Isa u qëllua pas krahëve rreth orës 22 të mbrëmjes, në kohën kur po hynte për në banesën e tij.
Ai u dërgua në spitalin rajonal, por mjekët nuk mundën ta shpëtojnë, shkruajnë mediat shqiptare.
Shkaqet mbeten ende mister, ndërsa sipas policisë lokale, në momentin që viktima është qëlluar mbante në duar një sasi parash, të cilat u gjetën të shpërndara pranë trupit, përcjell albinfo.ch.
18 vjeçari luante në një ekip futbolli grek.
Policia ka nisur hetimet dhe deri më tani janë marrë në pyetje prindërit e tij. Babai i të riut është punëtor në ndërtim ndërsa e ëma punon në një piceri në qytet.
I riu jetonte prej vitesh në Kavalla dhe do të vijonte studimet e larta përveçse aktivizimit të tij në klubin e futbollit Heracles në Kavalla.
Pista e vjedhjes është ekskluduar për shkak se në trupin e viktimës është gjetur 50 euroshi. Policia mendon se mund të kemi të bëjmë me një pazar droge të shkuar keq, por deri më tani ende nuk ka një pistë zyrtare.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Greqi u vra një tjetër shqiptar në Korfuz. 63-vjeçari Petrit Zifle, u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive













