Shëndetësi
Lind fëmija i parë nga uterusi i një nëne të vdekur
Një vajzë e shëndetshme është sjellë në jetë në një mënyrë aspak normale. Fetusi ndodhej brenda një mitre që ishte hequr nga trupi i një nëne të vdekur
Operacioni për transplantin zgjati 10 orë, e më tej pasuan trajtimet e fertilitetit, në një ngjarje që i ka fillesat në Sao Paolo të Brazilit, që prej vitit 2016.
Nëna që solli në jetë foshnjën, 32 vjeç, ishte lindur pa mitër. Në botë ka pasur 39 transplante mitrash duke shfrytëzuar dhurues të gjallë, përfshi këtu edhe nëna që dhurojnë mitrën e tyre për vajzën, duke rezultuar në këtë mënyrë në sjelljen në jetë të 11 fëmijëve.
Por, deri më sot, 10 transplantet e mëhershme nga një dhurues i pajetë kishin dështuar, ose kishin rezultuar në aborte.
Në rastin e tanishëm, një mrekulli ndoshta, dhuruesja e mitrës ishte një nënë e tre fëmijëve në të 40-at e saj, e cila kishte ndërruar jetë nga hemorragjia në tru, transmeton “TCH”.
Marrësja, ndërkohë, ishte lindur me sindromën “Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser”, që prek rreth një në çdo 4.500 gra dhe rezulton në çrregullimin funksional të vaginës dhe uterusit (apo mitrës). Gjithsesi, vezoret e saj ishin në gjendje të mirë. Për këtë arsye, mjekët mundën të hiqnin vezët prej saj, t’i fertilizonin ato me spermën e mashkullit që bëhet për herë të parë baba, për t’i ngrirë më pas ato, përcjell albinfo.ch.
Gruas iu dhanë ilaçe që i dobësonin asaj sistemin imunitar, për të penguar faktin që trupi i saj të sulmonte apo të refuzonte transplantin. Rreth 6 javë më vonë, ajo nisi të kishte periodat e saj. Pas 7 muajsh, vezët e fertilizuara u implantuan dhe, pas një shtatzënie normale, një foshnje prej 2.5 kg u soll në jetë përmes operacionit cezarian më 15 dhjetor të vitit 2017.
Doktori Dani Ejzenberg, nga “Hospital das Clinicas” në Sao Paolo, tha se “transplantet e para të uterusit nga dhuruesit e gjallë ishin një arritje mjekësore, duke krijuar kështu mundësinë për të sjellë në jetë fëmijë nga shumë femra shterpë, të cilat do të mund të gjenin një dhurues të përshtatshëm dhe me asistencë mjekësore. Megjithatë, nevoja për një dhurues të gjallë është një kufizim i rëndësishëm, pasi dhurueset janë të rralla, e veçanërisht shihen vetëm brenda familjeve”.
Ndërsa doktori Srdjan Saso nga “Imperial College” i Londrës tha se rezultatet janë “ekstremisht të kënaqshme”. “Kjo mundëson përdorimin e një popullate shumë më të gjerë dhuruesesh, aplikohet me kosto më të ulëta dhe shmang rreziqet e operacioneve te dhurueset e gjalla”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














