Bota
Qeveria franceze frikësohet nga “dhuna masive” në ditën e shtunë
Qeveria franceze ka thënë se frikësohet nga ndonjë “dhunë masive” në Paris, gjatë ditës së shtunë, teksa protestat e Lëvizjes së “xhaketave të verdha” kanë treguar pak shenja të zvogëlimit.
Qeveria në anën tjetër ka njoftuar se do ta largojë taksën për karburante, çështje e cila ka nxitur organizimin e këtyre protestave, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Në ndërkohë janë rritur pakënaqësitë ndaj politikave qeveritare dhe tani protestat janë zgjeruar edhe për çështje tjera.
Të enjten, më shumë se 140 persona janë arrestuar në një protestë të vetme lidhur me reformat e propozuara në sistemin shkollor.
Ky marsh ka përfunduar me përleshje në mes të policisë dhe protestuesve para një shkolle, ndërkohë që edhe dhjetëra shkolla tjera janë bllokuar në qytetet si Marsej dhe Paris.
Si pasojë e këtyre protestave janë shkaktuar miliona euro dëme dhe një tjetër protestë pritet të mbahet ditën e shtunë nga “xhaketat e verdha”.
Duke folur para senatit francez, kryeministri Édouard Philippe ka njoftuar se ditën e shtunë do të angazhohen edhe “forca shtesë” përveç 65,000 zyrtarëve policorë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














