E-Diaspora
Promovohet në Austri romani në gjuhën gjermane i autorit Besim Xhelili
Në ambientet e galerisë së artit “Der Kunstraum” në Vienë shkrimtari nga Tetova Besim Xhelili ka përuruar romanin në gjuhën gjermane “1803”.
Në promovimin e librit të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Austri, shkruan albinfo.ch
Vetë përkthyesi i këtij romani Kurt Gostentschnnig tha se e ka gjetur veten në personazhe të romanit.
“Gjatë përkthimit kam gjetur shpeshherë veten në personazhe të ndryshme në brendi të romanit, ngase edhe unë jam një njeri dhe kam qenë disa herë i dashuruar” ka thënë Gostentschnnig.
Po ashtu rreth autorit dhe romanit “1803” foli edhe kryetari Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, Anton Marku.
“Libri është paksa mistik dhe flet për një dashuri në distancë. Libri komunikon mirë me lexuesin, është një tematikë moderne, sadoqoftë e trilluar dhe fitohet përshtypja se atë nuk e ka shkruar dora e autorit, por vetë shpirti i tij”, tha z. Marku.
Shkrimtari Besim Xhelili përveç këtij romani është edhe autor i shtatë vëllimeve me poezi, si është prezantuar në disa antologji në shqip dhe në gjermanisht. Për vitin 2019 ka në proces dy vëllime me poezi në gjuhën shqipe, një në atë gjermane si dhe shpreson të mbarojë trilogjinë “1803”.











Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” Pas një performance të fuqishme me këngën e Celine Dion, talentja nga Kosova vazhdon garën në... -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













