Kosova
Konsorciumi britaniko-zviceran do të investojë 30 milionë euro në Kosovë
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike njofton se ministri Dardan Gashi ka pranuar gjatë ditës aplikacionin e parë të investitorëve strategjikë në fushën e minierave.
Konsorciumi i përbërë nga Moxico Resources nga Britania, Pluto Investment AG nga Zvicra dhe Luma Investment SA nga Polonia kanë dorëzuar te ky dikaster aplikacionin për statusin e investitorit strategjik. Në një takim të mbajtur në zyrat e Ministrisë së Diasporës, përfaqësuesit e këtij konsorciumi, i cili ka mbi 20 mijë punëtorë në operacionet nëpër botë, u shprehën të kënaqur me përkrahjen e ofruar si institucionet e Kosovës, shkruan albinfo.ch
“Ne, bazuar në zotimet tona si institucione, do të jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të parezervë për përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave administrative dhe teknikaliteteve të tjera të nevojshme, ashtu që ky projekt, i cili ka vlerën mbi 30 milionë euro, të fillojë sa më shpejt”, ka thënë ministri Gashi.
Konsorciumi britanik-zviceran-polak është përqendruar në zhvillimin e biznesit në sektorin e minierave, respektivisht në 3 zonat me interes kombëtar në komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, përkatësisht në Karaçë, Vllahi dhe Gumnishtë. Ky projekt jo vetëm se do të zhvillojë sektorin minerar të Kosovës, por do të nxisë edhe zhvillimin lokal dhe të komunitetit në këto zona.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















