E-Diaspora
Klubi Letrar “Martin Camaj” në Mynih mbajti një manifestim letrar
Është mbajtur një manifestim nga klubi letrat “ Martin Camaj” në Mynih për vitin e Gjergj Kastriotit, festat e nëntorit dhe për ato të fundvitit.
Manifestimi u mbajt në bashkëpunim me FC “ALBA” Augsburg dhe fondacionin “BESA” në Mynih.
Në këtë manifestim letrar përpos krijimtarisë së poetike, pati Kumtesa, për Gjergj Kastriotin –Skënderbeun dhe prezantime veprash të autoreve të ndryshëm, recitale dhe orë letrare me karakter garues.
Paneli i përbërë prej tre vetave: Mustafë Krasniqi, Milazim Kajtazi dhe Avdullah Bugari, ishin ata të cilët e drejtuan Manifestimin Letrar.
Të pranishëm kanë qenë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Naser Idrizi, përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës z. Shani Hamitaga, në cilësinë e anëtarit të nderit të LKSHM-së, Hasan Qyqalla kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptar në Mërgatë, Gani Bytyçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për në Zvicër, Anton Krasniqi, nga Fondacioni “Besa”, Neki Lulaj nga Lidhja e Shkrimtarëve në Gjermani dhe përfaqësuesi i FC “Alba” në Augsburg, Malush Marsori.
Në këtë organizimin u krijua edhe një garë të cilën e hapi vogëlushja Edonisa Kuqi, me recitalin kushtuar 28 nëntori. Më pastaj krijuesit me poezitë e tyre garuese u paraqitën: Malush Marsori, Fadil Lumi, Haziz Hysa, Mentor Thaçi-jashtë garimit, Neki Lulaj, Gani Bytyqi, Hasn Qyqalla, Mustafë Krasniqi, Milazim Kajtazi, Fran Tanushi-jashtë garimit dhe Sylë Bajrami.
Mustafë Krasniqi, pati një mesazh për të pranishmit duke thënë se duhet të përkrahin shkollën shqipe, shkruan albinfo.ch
“Të nderuar bashkëkombës të bashkuar të përkrahim shkollën shqipe, fëmijëve të mos ua humbim gjuhën e bukur, gjuhën shqipe, gjuhën e Naimit, gjuhën e lashtësisë sonë, ngaqë fëmijët nuk janë fajtor, për harresën e gjuhës, po që ne nuk ia ofrojmë gjuhën shqipe ta mësojnë”, ka thënë Krasniqi
Poezitë të cilat u vlerësuan si poezi më të mirë ishin: Për vendin e tretë Malush Marsori, për poezinë e dytë u ndan dy shpërblime për: Gani Bytyçin dhe Neki Lulaj, ndërsa për poezinë e parë shpërblimi ju nda poetit Hasan Qyqallës.
Ndërsa për kontribuesit dhe aktivistët u ndan edhe pesë mirënjohje për: Z. Halil Kqikut, Fondacionit “Besa”, FC “Alba”, Paulin Zefit dhe Shani Hamitaga.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve














