Lajme
Pa pasaportë në Shqipëri dhe Mal të Zi
Kalimi bëhet vetëm me letërnjoftim dhe vlen gjatë sezoni turistik në tre muajt e verës, qershor, korrik dhe gusht
Dita e sotme, një qershori, ka qenë dita e parë e zbatimit të praktikës për kalimin pa pasaporta të kufirit të Kosovës me Shqipërinë dhe atij me Malin e Zi. Vendkalimet kufitare u mundësojnë të gjithë shtetasve të Kosovës që në vendet e përmendura të kalojnë me letërnjoftim. Ndërsa, siç bëjnë të ditur zyrtarë të Policisë së Kosovës, fëmijët nën moshën 16 vjeç, mund të kalojnë me një dokument, ku duhet bashkangjitur një fotografi identifikuese.
Fillimi i qershorit shënon edhe fillimin e sezonit turistik. Dy pikë-kalimet kufitare: ai në Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe pikë kalimi kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, janë të gatshme për pritje të fluksit të turistëve nga të dyja anët e kufirit. Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi, janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e madh gjatë muajve të verës. Ajo tha se nuk do të ketë pritje të gjata të qytetarëve në këto vendkalime kufitare.
Më tutje Kamberi ka thënë për Radio Kosovën se janë marrë masa jo vetëm për të përforcuar shërbimet policore në doganë, por janë shtuar edhe postblloqet e policisë përgjatë aksit rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, me synimin e vetëm parandalimin e ndonjë ngjarje të papëlqyer. Kalimi me letërnjoftim vlen gjatë sezoni turistik në tre muajt e verës, qershor, korrik dhe gusht.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











