Kosova
HISTORIKE: Kosova, me ushtri
Tashmë edhe Kosova e ka ushtrinë e saj
(E plotësuar)
Pas votimit të pr. ligjit të parë, që transformonte Ministrinë për FSK-në në Ministri e Mbrojtjes së Kosovës, Kuvendi me 107 deputetët e pranishëm në seancën e sotme plenare miratuan me 106 vota pro edhe pr.ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Me këtë votim, sot fillon një epokë e re për shtetin tonë, nga ky moment kemi zyrtarisht ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nga sot janë ushtarët e Kosovës. Urime, ushtarë, nga sot gatitu!”, u shpreh kryeparlamentari Veseli duke mbyllur kështu seancën.
Të trija pr.ligjet, bashkë me atë të fundit për shërbimin në FSK, i hapën rrugë kështu formimit të ushtrisë së Kosovës, plot 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë.
Kuvendi i Kosovës sapo miratoi me 106 vota pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër projektligjin për transformimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbrojtjes, shkruan albinfo.ch.
Kjo ishte pika e parë e rendit të ditës, me 11 amendamente të miratuara veçmas dhe ligji më pas në tërësi, duke e shndërruar tashmë ministrin Rrustem Berisha nga ministër për FSK-në në ministër të Mbrojtjes.
Ndërkohë që është duke u zhvilluar votimi nen për nen për pikën e dytë, atë për pr. ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që ndonëse nuk do të ndryshojë emër, do të marrë kompetenca të reja në fushën e mbrojtjes.
Pas kësaj do të votohet edhe për pr.ligjin e tretë në rendin e ditës, atë për shërbimin në FSK-në e transformuar në ushtri.
Në Kuvendin e Kosovës janë të pranishëm 107 deputetë, nga të cilët 106 kanë votuar elektronikisht, ndërsa një deputete votonte duke ngritur dorën.
Në hapje të seancës plenare për formimin e ushtrisë së Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli ftoi të gjithë të pranishmit në sallë, të mbanin një minutë heshtjeje në nderim të të gjithë brezave, që në kohë e rrethana të ndryshme sakrifikuan për ditën e sotme.
Formimin e Ushtrisë e kanë përkrahur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












