Shqipëria
Kinezi tregon pse nuk i deklaroi 80 mijë euro në Rinas
Një shtetas kinez ishte arrestuar në Rinas, teksa Policia Kufitare i gjeti një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara dhe disa steka cigaresh pa pullë që do t’i kalonte kontrabandë.
I arrestuari është Jinwei Liu, 43-vjeçar, që tentoi t’i shpëtonte sigurisë së aeroportit, teksa në trup dhe në çantën e dorës kishte fshehur 80 mijë euro dhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Gjithashtu, gjatë kontrollit, i janë gjetur edhe 76 mijë lekë si edhe 2.900 jen, transmeton TCH.
Mësohet se Liu jetonte prej vitesh në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin si tregtar pranë “Medresesë” në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Kinezi ka rrëfyer në polici se nuk i deklaroi paratë, pasi ka pasur për qëllim t’u shmangej taksave.
Ndërkohë, pas gjetjes së parave të padeklaruara, policia i ka sekuestruar ato deri në përfundim të hetimeve për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e 43-vjeçarit nga Kina.
Për Liu janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës materialet, ku ndaj tij rëndon akuza e kontrabandës me mallrat e akcizës si dhe mosdeklarim të hollash në kufi.
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Gjeneva
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë për 4 vjet me radhë sjell fima shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër Aktiviteti i ngadaltë ekonomik po rëndon rritjen, me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) të Zvicrës që...
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale
-
Qeveria zvicerane do të përdorë të dhënat e telefonit për të identifikuar azilkërkuesit
-
Fillon Programi kundër ngacmimit në Gjenevë