Bota
Gjermania, alarm në aeroporte, kërkon 4 të dyshuar si terroristë
Policia thotë se është vënë në ndjekje të një djali dhe babait të tij nga North Rhine-Westphalia, si dhe dy persona të tjerë që po bënin fotografi nga terminalet dhe pistat e aeroportit.
Detajet rreth të dyshuarve i kaluan policisë gjermane nga shërbimi informativ i Marokut, sipas raportimeve të medieve gjermane.
Alarmi vjen vetëm një javë pas një sulmi terrorist të ndodhur përgjatë kufirit në Francë. Tre persona mbetën të vdekur nga Cherif Chekatt, pranë tregut të Krishtlindjes në Strasburg, i cili është vetëm 150 km larg nga Shtutgarti.
Policia tha për rrjetin publik gjerman “ARD” se forcat e sigurisë janë vënë në alarm maksimal në aeroportet gjermane, ndërsa faqja e internetit e “BILD”-it njofton se paralajmërimet janë zgjeruar tashmë në 14 portat kryesore hyrëse në vend.
Që prej sulmit në Strasburg, aktivitete të dyshimta janë pikasur në aeroportin e Shtutgartit dhe atë “Charles de Gaulle” në Paris, sipas rrjetit publik “SWR”.
At e bir u pikasën nga kamerat e sigurisë duke shkrepur foto përreth aeroportit, por janë zhdukur menjëherë sapo policia mbërriti për t’i kapur. Emrat e të dyshuarve dhe detajet mbi komunikimet e tyre raportohen të kenë ardhur nga zyrtarë të kundërzbulimit në Marok.
Gjermania u shënjestrua edhe më herët në vitin 2016 nga një sulm terrorist në një treg Krishtlindjeje, kur xhihadisti nga Tunizia, Anis Amri, përplasi një furgon në tregun e mbipopulluar të Krishtlindjes në Berlin, duke vrarë 12 vetë e plagosur dhjetëra të tjerë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












