Lajme
Kosova ka marrë notën verbale nga Jemeni
Autoritetet e Jemenit shprehin besimin e tyre se Kosova do të luajë rolin aktiv si anëtar i ri i komunitetit ndërkombëtar, duke i shërbyer sigurisë e stabilitetit në Ballkan dhe në botë
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme ka pranuar të mërkurën notën verbale të njohjes së Kosovës nga Republika e Jemenit, në të cilin thuhet se Qeveria e Republikës së Jemenit, të martën më 11 qershor 2013, ka marrë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës shtet të pavarur e sovran.
“Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Jemenit ka marrë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës dhe për të punuar për të mirën e përbashkët të dy vendeve mike, në të gjitha fushat”, thuhet në notë, citon MPJ në Prishtinë
Në letër, autoritetet e Jemenit shprehin besimin e tyre se Republika e Kosovës do të luajë rolin e saj aktiv si anëtar i ri i komunitetit ndërkombëtar, duke i shërbyer sigurisë e stabilitetit në Ballkan dhe në botë.
Në notën verbale të nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu Bekr Abdullah al-Qirbi, shprehen urimet e Qeverisë së Republikës së Jemenit për vazhdimin e progresit e përparimit të Kosovës, si dhe urimet personale për ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Sipas një njoftimi lëshuar nga MPJ, ministri Hoxhaj me 28 prill 2013, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jemen, ku ishte pritur nga homologu jemenas, Abu Bekr Abdullah al-Qirbi. Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo njohje, siç ka thënë përfaqësuesit e MPJ-së, ka rëndi të madhe sa i përket shtimit të njohjeve për Kosovën. Me këtë njohje, Kosova ka hyrë në numrin treshifror të njohjeve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













