Shkurt.ch
Kështjella zvicerane me qira, prej 8.540 frangash në muaj
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni në një kështjellë, kjo mund të jetë mundësia juaj.
Nga vera 2019, një apartament privat me 12 dhoma gjumi do të jetë në dispozicion për qira në pjesën qendrore të kështjellës së Allmendingen të shekullit të 16-të, të Zvicrës.
Vetëm tetë kilometra nga stacioni kryesor i Bernit, vendbanimi i pazakontë kushton vetëm 8,450 franga zvicerane (7,450 euro) në muaj.
Dhe përderisa kjo do të thotë se prona nuk është saktësisht një zgjedhje e buxhetit, ajo është ende relativisht e lirë, duke pasur parasysh qiratë aktuale të larta në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Apartamenti i kështjellës, i cili aktualisht është i listuar në portalin zviceran Immoscout të pasurive të patundshme, krenohet me 495 metra katror hapësirë.
Rinovuar plotësisht në vitin 2007 me një kosto prej 950,000 franga, ka arkitektur të pazakont duke përfshirë një sallë për pirjen e duhanit, një së bashku me karakteristika më praktike si tre banjo dhe një dhomë lavanderie.
Kështjella është po ashtu afër një stacioni autobusi, gjithashtu parkingu është falas.
Ka edhe një pjesë të mrekullueshme historike lidhur me kështjellën: në vitin 1946, dy herë kryeministri britanik Winston Churchill u takua atje me Këshillin Federal të Zvicrës.
https://m.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=VWe7KPajt3Q
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve












