Bota
Gjendet i gjallë fëmija që e kishte zënë orteku u borës
Një fëmijë u gjet sot i gjallë pasi kishte kaluar plot 40 minuta i bllokuar poshtë një orteku, i cili e mori përpara ndërsa ai po bënte ski në një zonë jashtë pistës së stacionit të skive në Savojë, në Alpet franceze, bëhet e ditur nga forcat e shpëtimit në mal, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
I moshës 12 vjeç, djaloshi sapo ishte larguar nga një pistë e përcaktuar e qendrës së skive në La Plagne i shoqëruar nga prindërit kur rreth orës 14:00 një masiv bore e mori përpara.
Fëmija u rigjet i vetëdijshëm rreth 40 minuta më vonë nga një qen i forcave të ndihmës së shpejtë, i cili ndërhyri menjëherë për t’i ardhur në ndihmë forcave të shpëtimit të qendrës së skive, që mbërritën në vendngjarje pas aksidentit për të gërmuar dëborën, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













