Kosova
Hajduti i vrarë sot me të kaluar kriminale në Gjermani
Sot një hajdut është vrarë nga Policia, derisa më herët ishte qëlluar një polic, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Hajduti i vrarë është K. Metaj.
Grabitësi në Istog ishte rikthyer nga Gjermania para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burgim.
Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka thënë për “kallxo.com” se dorasi është nga fshati Shushicë e Istogut dhe dyshohet se ka të kaluar kriminale në Gjermani.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për ngjarjen e cila ndodhi sot në Istog, ku mbetën të vdekur një person dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.
“Sipas prokurores kujdestare, e cila është në vendin e ngjarjes, dyshohet se cak i grabitjes ka qenë një bankë në qendër të Istogut. Një zyrtar policor ka hasur në njërin nga grabitësit, ku i dyshuari K.M. ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor I.D., ku si pasojë e plagëve zyrtari policor ka ndërruar jetë”, ka thënë Nikçi për Express.
Ai ka shtuar se grabitësi gjatë shkëmbimit me armë zjarri me zyrtarë të tjerë policorë ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga zyrtarët e tjerë policorë, të cilët kanë shtënë në vetëmbrojtje, përcjell albinfo.ch.
“Lidhur me këtë rast të grabitjes, dyshohet se ka edhe persona të tjerë të implikuar të cilët për momentin janë në kërkim”, ka thënë Nikçi.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














