Kosova
Arrestohet vëllai i grabitësit në Istog
Polica ka treguar se njeri nga të arrestuarit është vëllai i Kamer Metajt
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar dy presona të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes në Istog, ku kanë mbetur të vdekur polici Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj.
Polica ka treguar se njeri nga të arrestuarit është vëllai i Kamer Metajt, përcjell albinfo.ch.
“Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, Policia e Kosovës ka arritur ti arrestojë edhe dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes.
Njëri nga personat e dyshuar tanimë të arrestuar (Y. M. ) është vëllai i të dyshuarit kryesor i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë i arrestuar (U. M.) është i afërm i tyre.
Njësitet relevante policore me urdhëresë të Prokurorisë kompetente kanë kryer bastisje në dy lokacione, me ç’rast kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast si dhe disa pajisje elektronike-telefona, të cilat do të shërbejnë si dëshmi.
Me vendim të Prokurorit kompetent, personave të arrestuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













