Lajme
Zvicër: 264.000 vende të lira pune, më së shumti kërkohen infermierë
Infermierët (6995) kanë përzgjedhjen më të madhe të vendeve të punës, të ndjekur nga elektricistët (6000). Nga kantonet, prin Cyrihu me 59,318 vende të lira pune
Në tremujorin e fundit të 2022, në Zvicër ishin të lira më shumë se një çerek milioni vende pune. Një numër veçanërisht i madh i vendeve të punës janë shpallur për personelin e infermierisë dhe atë të elektricistëve, shkruan agjencia e lajmeve sda.
Kështu, infermierët (6995) kanë përzgjedhjen më të madhe të vendeve të lira të punës, të ndjekur nga elektricistët (6000) dhe zhvilluesit e programeve kompjuterike (3917).
Sipas një vlerësimi të publikuar nga kompania e burimeve njerëzore x28 të mërkurën, në tremujorin e katërt të vitit 2022, janë regjistruar 264,069 vende të lira pune deri më 15 nëntor, transmeton albinfo.ch. Kjo është 12,000 më shumë se tre muaj më parë. Rreth 10 për qind e shpalljeve të punës janë për kuadro drejtues.
Për sa u përket kantoneve, shumica e vendeve të punës mund të gjenden në Cyrih (59,318), pasuar nga kantoni i Bernës (42,280). Por, ka gjithashtu një numër relativisht të madh të vendeve të lira të punës edhe në kantonet Aargau (20,665), St. Gallen (17,370) dhe Lucern (16,703). Në Zvicrën perëndimore, kantoni Vaud (me 10,682) është në krye.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












